Reshje të mëdha gjatë natës dhe ditës së shtunë, paralajmërohen përmbytje në disa zona

Reshje të mëdha gjatë natës dhe ditës së shtunë, paralajmërohen përmbytje në disa zona

19:34, 02/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka shpërndarë parashikimet për motin e ditëve të ardhshme, ku rreziku i përmbytjeve është i madh, duke paralajmëruar qytetarët për reshje intensive dhe situatë të vështirë në disa zona të vendit.

Sipas IGJEO, pasditen e sotme e premte, 2 janar dhe nesër e shtunë, 3 janar priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi i IGJEO për periudhën 3-7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Sot dhe nesër priten reshje intensive deri shumë intensive në Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare. Në zonat malore dhe Alpe priten reshje dëbore.

Temperatura për 3 janar:

Bregdeti: 10-16 °C

Vendet e ulëta: 7-15 °C

Vendet malore: 3-11 °C

Era: Sot dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

IGJEO u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco