VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, Rilindja lë lagje të tëra në Durrës në terr

20:32, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa pak orë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, shumë zona në Durrës janë pa energji elektrike.

Kjos situatë vijon prej katër orësh, ndërsa më të prekura janë shumë lagje të qytetit bregdetar, ashtu sikurse edhe Spitalla dhe gjysma e Porto Romanos.

Gazetarja e Syri Tv, Albana Aliaj raporton se ndërprerja e energjisë elektrike në lagjet e Durrësit ka rezultuar që prej orës 16.00, ndërsa në zonën e Spitallës e Porto Romanos, energjia është ndërprerë që prej orës 17.00.

Probleme janë raportuar edhe në zonat e Rrashbullit dhe Nishtullës në Durrës, ku qytetarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike që prej paradites së kësaj të mërkure, ora 11.00, pa llogaritur dhe temperaturat nën zero, duke bërë që shumë familje t’i mbajnë shpresat te drutë e zjarrit

Ende nuk ka një infromacion, lidhur me ndërprerjen e energjisë nga ana e OSSHEE-së, ndërsa kjo situatë është tashmë një refren i përsëritur jo vetëm në Durrës, por dhe në zona të tjera të vendit përgjatë vitit që po lëmë pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco