Në Visokë, pranë lumit Gjanica, një plantacion i vjetër me lajthi, që numëron plot një shekull jetë, këtë vit ka mbetur pa asnjë prodhim.
Fermeri Ëngjëll Peshkëpia, 80 vjeç, tregon me dhimbje se për herë të parë në 100 vjet, lajthitë nuk dhanë fryt.
Peshkëpia, i cili punon ende çdo ditë në pronat që rimori pas viteve ’90, kujdeset vetë për 11 dynym tokë me lajthi e drurë frutorë. Por moti i keq i marsit e shkatërroi gjithë punën e një viti.
Fermeri tregon se punëtorë angazhon vetëm gjatë javës së vjeljes dhe i paguan 2 500 lekë të reja dita, por gjithë pjesën tjetër të punës e kryen vetë, pavarësisht moshës.
Fermeri 80 vjeçar na tregon se sipërfaqen e tokës e ka me dokumenta e tapi që të kohës së Zogut dhe të viteve të regjimit komunist që më pas ja morën dhe i dërguan në internim në Shryllas në Levan të Fierit por pas viteve 1990 në kohën e qeverisjes demokratike ai rimori dokumentat e pronës.
Pamundësia për të ndërtuar një jetesë të qëndrueshme në fshat, ka detyruar fëmijët e të moshuarit të largohen nga Shqipëria në emigrim. 80-vjeçari shprehet se edhe lajthitë, që dikur kanë qenë një burim jetese, tashmë po degradojnë.
Ëngjëlli nuk është vetëm një fermer lajthish, por ka njohje të mira edhe për vetitë dhe përdorimet e saj.
Fermeri 80 vjeçar ka sfiduar moshën duke u përkushtuar frutikuklurës dhe pronës së tij mbi 100 vjeçare që i ka lënë gjyshi, ndërsa nga shteti, subvencion ka marrë vetëm një herë – 10 mijë lekë të reja.
© SYRI.net