Diell në fillim, reshje në fundjavë, moti në ditët e para të vitit 2026

Diell në fillim, reshje në fundjavë, moti në ditët e para të vitit 2026

08:57, 31/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditët e para të vitit 2026 do të karakterizohen nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell. Më 1 dhe 2 janar, moti parashikohet i kthjellët, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit dhe të natës, që do të variojnë nga -3 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë.

Nga 3 janari e në vijim, deri në fundjavë më 4 janar, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti do të shoqërohet me reshje të dendura shiu, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale. Minimalet do të lëvizin rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 14 gradë.

Këto kushte meteorologjike shënojnë një nisje tipike dimërore të vitit, me kontraste mes ditëve të para të kthjellëta dhe motit me reshje në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco