6 ditë pa ujë/ Disa lagje në Vlorë vijojnë të përballen ende me mungesën e tij...

6 ditë pa ujë/ Disa lagje në Vlorë vijojnë të përballen ende me mungesën e tij...

22:43, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lagjet Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori në Vlorë vijojnë të përballen me mungesë të theksuar të furnizimit me ujë të pijshëm, pavarësisht premtimeve publike se situata do të normalizohej brenda pesë ditësh.

Gazetari i Syri TV nga Vlora, raporton se në disa media është raportuar se furnizimi me ujë ka nisur, por nga ana tjetër banorët e këtyre zonave deklarojnë se realiteti është krejt i kundërt, duke theksuar se në shumë prej tyre uji ende mungon plotësisht.

Sipas qytetarëve, edhe në ato pak zona ku furnizimi është rikthyer pjesërisht, uji është i ndotur dhe i dyshuar për kontaminim, çka e bën të papërshtatshëm për konsum dhe përdorim familjar.

Për më shumë se gjashtë ditë, banorët janë detyruar të sigurojnë ujë përmes autoboteve private ose ta blejnë atë, duke u përballur me kosto shtesë financiare dhe shqetësime serioze për shëndetin.

Qytetarët kërkojnë transparencë nga institucionet përgjegjëse, informim të saktë dhe një zgjidhje të menjëhershme të situatës, duke theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm është një nevojë bazë dhe një e drejtë themelore që nuk mund të neglizhohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco