Jeta e një artisti është e mbushur me ngjarje dhe të papritura të mëdha, që i japin kuptim jetës artistike në Shqipëri. E tillë është edhe jeta e Bujar Asqeriut, aktorit të mirënjohur të teatrit dhe skenës shqiptare.
Në këtë foto Bujar Asqeriu është parë ditën e sotme teksa qëndron në rradhë pranë një kioske të bashkisë së Tiranës, ku shiten abonetë e autobuzit Urban.
Janë dy realitete në Shqipëri. Nga njëra anë Belinda Balluku dhe Edi Rama që vjedhin arkën e Shtetit dhe nga ana tjetër Bujar Asqeriu me titullin Artist i Merituar që qëndron në pritje për të blerë abonenë e autobuzit.
Asqeriu është një ndër aktorët dhe artistët më të mirë të plejadës së tij, por edhe pse vitet e punës dhe karriera e tij ishte dhe është e shkëlqyer, artisti i madh nuk e fshehur asnjëherë modestinë dhe thjeshtësinë e tij me njerëzit e tjerë.
Shpesh herë në daljet publike Asqeriu ka mbajtur qëndrime kritike ndaj ministrisë së Kulturës dhe njihet si një nga qëndrestarët e paktë për mbrojtjen nga shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Bujar Asqeriu, artisti i palodhur, ka një galeri të pasur rolesh, me më shumë se 100 role në karrierën e tij.
Suksesin më të madh e ka arritur me rolin e Telos në filmin “Njeriu i mirë” (1982), me të cilin i dha jetë një karakteri të fortë, punëdashës, njeriun e sakrificës, me qëndrueshmëri morale dhe me ideale, por jo i skematizuar.
Me këtë rol, ai fitoi dhe Medaljonin e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Edhe në filmin “Një emër midis njerëzve (1985) u nderuar me Medaljonin e Festivalit VI.
© SYRI.net