SYRI TV/ Elbasan, shtohet fluksi në urgjencë, mjekët bëjnë apel ndaj qytetarëve

14:49, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditët e fundit të vitit kanë rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve të paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit. Sipas kreut të kësaj Urgjence, Ergys Mici, kryesisht kemi të bëjmë me raste të cilat ndodhin për shkak të përdorimit të alkoolit apo dhe të konsumimit të ushqimeve pa kriter, të personave me sëmundje të tjera. Gjithashtu ai shprehet se edhe përdorimi i lëndëve piroteknike, kanë sjellë problem dhe dëmtime të gjymtyrëve të sipërme.

SYRI TV

Ditet e fundit të vitit kanë rritur ndjeshëm fluksin ne urgjencen spitalore në Elbasan. Sipas drejtorit te Urgjences, Ergys Mici kjo vjen si pasoje e rritjes së konsumimit te pijeve alkolike, duke shkaktuar aksidente automobilistike por dhe konsumimi i tepërt i ushqimeve nga moshat e treta, të cilët kanë semundje te diabetit apo semundje te tjera shoqeruese.

Sipas tij faktore te rendesishem perbejne dhe lendet piroteknike prej te cilave ka pasur paciente te paraqitur me trauma apo demtime ne gjymtyrët e sipërm.

Sipas Micit numri i pacienteve te paraqitur brenda 24 oreve i kalon 250 deri ne 300.

Mjeku keshillon te gjithe qytetaret qe keto dite te fundit te vitit te tregojne nje kujdes me te shtuar dhe te mos teprohet me konsumimin e alkolit, sidomos për drejtuesit e automjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco