SYRI TV/ Lezha e bllokuar për fundvit, trafik i rënduar në rrugët kryesore

14:46, 30/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Lezhës është duke u përballur me një situatë të rënduar të trafikut si shkak i pranisë së madhe të qytetarëve dhe emigrantëve të cilët kthehen për festat e fundvitit. Prania e shërbimeve të policisë mbetet e pakët dhe kjo sjell krijimin e kaosit. Sipas specialistit të qarkullimit rrugor Rrok Lelçaj, policia duhet të ndërhyjë për parkingjet jashtë rregullave, disiplinimi i lëvizjes dhe rikualifikimin e skemës së qarkullimit.

SYRI TV

 Festat e fundvitit kanë rënduar ndjeshëm trafikun rrugor në qytetin e Lezhës, situatë kjo e nxitur edhe nga prania e shtuar e emigrantëve që kthehen në vendlindje gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve, ndërhyrjet në terren mbeten të pakta, si nga Policia Bashkiake, ashtu edhe nga patrullat e Policisë së Shtetit.

Sipas specialistit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Rrok Lelçaj, zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet jetik për normalizimin e situatës. Ai thekson se Policia Bashkiake duhet të intensifikojë ndërhyrjet për eliminimin e qëndrimeve dyshe në rrugë, parkingjeve të paligjshme dhe për disiplinimin e lëvizjes

Lelçaj shton se gjatë kësaj periudhe është e domosdoshme edhe ndërprerja e ndërhyrjeve infrastrukturore në rrugë, si dhe rikualifikimi i skemës së qarkullimit, duke futur disa segmente të brendshme të qytetit me sens unik, për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.

Nga festat e Krishtlindjes dhe deri në fillim të janarit, rrugët e Lezhës përballen çdo vit me trafik të rënduar dhe shpesh edhe me bllokime të plota. Ndërhyrjet e Policisë Rrugore konsiderohen të pamjaftueshme për normalizimin e situatës, ndërsa mungojnë masa shtesë institucionale për menaxhimin efektiv të fluksit të automjeteve në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco