SYRI TV
Pavarësisht se ishte premtuar se punimet e ujësjellësit, duke hapur dhe çarë rrugët e qytetit të Elbasanit, do të pëfundonin brenda këtij viti, duke sjellë normalitet në qytet, dicka e tillë nuk ka ndodhur. Drejtuesja e opozitës në këshillin Bashkiak Elbasan, Brikena Çopja hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj bashkisë së qytetit për shkelje të afateve të këtyre punimeve, ndërsa shton se ky institucion e ka mendjen vetëm te rritja e taksave dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.
Ndonësë në Këshillin Bashkiak afati i fundit i vendosur për përfundimin e punimve të ujësjellës kanalizime ishte muaji dhjetor, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Kur vetëm një dite na ndan nga nisja e vitit 2026, ky afat nuk është zbatuar duke i lënë akset kryesore të shkatërruara e në kaos total. Rrugët e prishura shkaktojnë herë pas here trafik të rënduar pa përfshirë këtu dhe amortizimin e automjeteve.
Drejtuesja e opozitës në Këshillin Bashkiak Elbasan, Bianka Çopja në një deklaratë për Syri Tv, shprehet se bashkia duhet të ndërhyjë menjëherë e jo vetëm të rrisë taksat, duke futur duart në xhepat e qytetarëve, në një kohë kur shërbimet që merren janë të mangëta.
Situata e rrugëve të hapura dhe me gropa në Elbasan vijon që prej muajit maj të vitit 2024, ndonëse afati i përfundimit u kërkua të zgjatej deri në dhjetor të këtij viti. Por edhe një premtim i tillë nuk u mbajt, ndërsa përveç problemeve që sjell amortizimi i rrugëve, edhe qytetarët sërish nuk furnizohen rregullisht me ujë te pijshëm.
© SYRI.net