SYRI TV
Vetëm mosha e tretë ka mbetur në fshatin Sopot të Tropojës, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim. Ata që kanë qëndruar shprehen se qeveria e ka braktisur fshatin dhe nuk kujtohet as për fermerët dhe as për blegtorët që po shkojnë drejt shuarjes.
Fshati Sopot i Tropojës i shtohet zonave tashmë të shpopulluara, ku sot jetojnë të vetëm mosha e tretë, që nuk kanë as shërbimet më baze për këtë grupmoshë. Bashkim Musta është ndër të paktët fermerë që ende jeton në fshat, teksa rrëfen se shpesh largohet në Itali për punë sezonale si murator.
Shpëtim Halilaj është një tjetër blegtor, i cili mban bagëti të imta dhe tregon se nuk ka marrë mbështetje nga qeveria duke theksuar së fshati është braktisur.
Në Sopot, si në shumë zona të tjera rurale të Tropojës, blegtoria po shuhet bashkë me fshatin. Ata pak që kanë mbetur janë fermerët e një tradite që po lufton për të mbijetuar
© SYRI.net