Ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa është ndarë sot nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992.
Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.
Në të njëjtën periudhë, Pepa ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, duke qenë pjesë e qeverisë së stabilitetit që kishte për detyrë menaxhimin e tranzicionit politik dhe institucional të vendit.
Ai ka ushtruar detyrën si zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ylli Bufit dhe më pas të Vilson Ahmetit.
© SYRI.net