VIDEO/ Krim mjedisor në Bashkinë Bulqizë, lëkurë, kocka e placenta hidhen në lumë nga thertorja

21:40, 27/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë alarmante mjedisore është denoncuar në redaksinë e Piranjave në fshatin Shupenzë, në Bashkinë Bulqizë.

Qytetari denoncon se një thertore që operon në këtë zonë po hedh në mënyrë të paligjshme mbetjet e kafshëve në lumin e zonës.

Bëhet fjalë për mbetje shtazore si lëkurë, kocka, bishta, placenta dhe pjesë të tjera të kafshëve, të cilat përfundojnë në lumë pa asnjë trajtim, duke shkaktuar ndotje të rëndë, erë të padurueshme dhe rrezik serioz për shëndetin e banorëve përreth.

Banorët shprehen se kjo situatë vazhdon prej kohësh dhe, pavarësisht shqetësimeve të ngritura, nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse.

Institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më parë për të ndaluar këtë krim mjedisor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco