Fluks i lartë automjetesh në Fier, Policia Rrugore apel për kujdes

12:24, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në këto ditë të fundit të vitit 2025, fluksi i automjeteve është rritur dukshëm jo vetëm në rrugët brenda qytetit të Fierit, por edhe në akset kombëtare që përshkojnë qarkun. Policia e Qarkullimit Rrugor apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Pas disa aksidenteve të fundit me pasoja të rënda, përfshirë humbje jete, si dhe rasteve të drejtimit të mjeteve nga persona pa leje ose nën moshën ligjore, shefi i Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, komisar Lulzim Marini, ka bërë një apel të drejtpërdrejtë për prindërit.

Ai u ka kërkuar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të drejtojnë automjete, duke theksuar se këto veprime përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sa i përket problematikës së parkimit të automjeteve për shitje, të cilat kanë bllokuar disa rrugë kryesore të Fierit, Marini sqaroi se lirimi i këtyre akseve është në kompetencë të Policisë Bashkiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco