Ashtu si në të gjithë Shqipërinë,edhe në qytetin e Elbasanit , besimtarët ortodoks e katolikë, festojnë sot Krishtlindjet.
Qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar kishes se Shen Kollit për të marrë pjesë në meshën e shenjtë. Ata uruan “Gëzuar Krishtlindjet e sa më shumë begati e shendet në të gjitha familjet Shqiptare.
“Liturgjia e shenjtë u drejtua nga At Andon Merdani i cili dha mesazhin se vetëm dashuria ndaj zotit mund ta drejtojnë njeriun e duke uruar Krishtlindjen gjatë meshës së shenjte uroi të gjithë besimtaret e mbledhur në kishën e Shën Kollit, për një vit sa më të begatë të mbushur me paqe dhe shëndet.
© SYRI.net