Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Martesat për letra.../ Ambasada Amerikane në Tiranë: Në SHBA është krim federal!

Martesat për letra.../ Ambasada Amerikane në Tiranë: Në SHBA është krim federal!

11:29, 21/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar me një mesazh paralajmërues lidhur me proceset e emigracionit, duke theksuar se mashtrimi për martesë përbën një krim federal në SHBA.

Sipas njoftimit të përcjellë në FB, ambasada bën të ditur se përfshirja në martesa të rreme ose mashtruese me qëllim përfitimin e dokumenteve të emigracionit mund të çojë në dënime serioze ligjore.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugë të ligjshme emigracioni për të hyrë në Shtetet e Bashkuara dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me ligjin.

Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, thuhet në njoftim

Autoritetet amerikane theksojnë se respektimi i procedurave ligjore është mënyra e vetme për të shmangur pasojat penale dhe për të garantuar një proces të rregullt emigracioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco