SYRI TV
Ujërat e zeza të cilat kanë dalë sheshit po rrezikojnë dhjetëra familje në lagjet e Këlcyrës. Ndonëse ankesat kanë qenë të vazhdueshme banorët shprehen se askush nuk ka marrë masa për ta rregulluar këtë problematikë. Ata thonë se problematika është prezente prej shumë vitesh, dhe premtimet kanë qenë të vazhdueshme sidomos në kohë zgjedhjesh, por sapo ato përfundojnë çdo gjë mbetet e pandryshuar.
Banoret e lagjes Mustafa Gonxhe në Këlcyrë prej me shume se 10 vitesh, përballen me një problematike serioze, atë të shpërthimit të ujërave të zeza. Sipas tyre, situata është alarmante dhe rrezikon çdo ditë shëndetin dhe jetën e komunitetit.
Ata shprehen se era e rëndë ndihet në çdo cep të lagjes, ndërsa fëmijet nuk kanë asnjë hapësirë të sigurt ku të luajnë.
Banoret theksojnë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete. Në lidhje me këtë shqetësim, kemi kontaktuar Bashkinë Këlcyrë, ku na është pohuar se menjëherë do të vijojnë procedurat për gjetjen e një zgjidhjeje dhe ndërhyrjen në këtë problematikë që prek drejtpërdrejt jetën e banorëve.
© SYRI.net