Banorët e lagjes Mustafa Gonxhe në Këlcyrë përballen prej më shumë se 10 vitesh me një problem të rëndë: shpërthimin e ujërave të zeza. Sipas tyre, situata është alarmante dhe çdo ditë rrezikon shëndetin dhe jetën e komunitetit.
Banorët shprehen se aroma e rëndë ndihet në çdo cep të lagjes, ndërsa fëmijët nuk kanë asnjë hapësirë të sigurt ku të luajnë.
LEXO EDHE: SYRI TV/ Lagjja nr. 2 në Këlcyrë e mbuluar me plehra, banorët: Bashkia e di, por nuk merr masa
Ata theksojnë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë, por deri më tani nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete.
Në lidhje me këtë shqetësim, Bashkia Këlcyrë ka pohuar se menjëherë do të vijojnë procedurat për gjetjen e një zgjidhjeje dhe ndërhyrjen për të adresuar këtë problematikë që prek drejtpërdrejt jetën e banorëve.
© SYRI.net