Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

'Pensionistët presin orë të tëra'/ Menaxhimi i dobët i stafit krijon radhe të gjata në Postën e Kurbinit

10:09, 11/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pensionistët në Kurbin po përballen çdo ditë me radhe të gjata dhe pritje të zgjatura në zyrat e Postës, një situatë që po bëhet problematikë e përditshme.

Burimet nga qytetarët dhe vetë përdoruesit e shërbimeve tregojnë se menaxhimi i stafit të Postës është i dobët, duke çuar në pritje të gjata dhe tension në momentet e marrjes së pensioneve dhe pagesave të tjera.

Banorët kërkojnë mirembajtje më të mirë të stafit dhe organizim efikas, pasi situata aktuale i lodh dhe i bën të humbin kohë të vlefshme çdo ditë.

Posta ende nuk ka reaguar për këtë problem, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin se ky fenomen po përsëritet rregullisht dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco