Bonusin e fundit pensionistet shkodrane e quajnë një tallje nga qeveria. Ata thonë se bonusi nuk mjafton per ilaçe ndërsa theksojnë se qeveria të mos kujtohet për ta vetëm një herë në vit, por të rrisë pensionet, pasi ajo qe marrin aktualisht është i ulet dhe i papërballueshëm.
Syri tv
Pensionistët shkodranë janë të pakënaqur me bonusin e fundvitit. Ata e cilësojnë si një tjetër tallje qe qeveria po bën ndaj tyre. Pensionistët thonë se bonusin do e shpenzojnë vetëm për të blerë ilaçe ndërsa nuk mjafton për të blerë ushqime për vitin e ri. Ata thonë se qeveria duhet ti ndihmojë çdo muaj dhe jo njëherë në vit, duke kërkuar rritje reale të pensioneve
Të ndodhur në këto kushte, pensionistët shpesh herë detyrohen të kërkojnë ndihmë familjeve te tyre në emigrim pasi pensionet që marrin janë të papërballueshme duke vështirësuar jetën e tyre.
© SYRI.net