Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Plazhi i Velipojës në katastrofë mjedisore, bregu i mbushur me mbetjet që mori pas

15:02, 29/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e ditëve të fundit i kanë dhënë plazhit të Velipojës një pamje që ngjason me atë të vend-depozitimit të plehrave. Uji ka marrë me vete çdo mbetje, dhe bregu është mbushur me shishe plastike e ambalazhe të hedhura, teksa Bashkia Shkodër s’ka marrë asnjë masë, ndonëse pamjet e katastrofës mjedisore janë shpërndarë prej ditësh kudo në rrjete sociale.

Plazhi i Velipojës po përballet me një katastrofë mjedisore. Pas reshjeve të shumta në veri, lumenjtë janë fryrë dhe përronjtë janë mbushur, duke bërë që uji të marrë me vete çdo mbetje, duke i dhënë bregut të Velipojës një pamje skandaloze.

Por ajo që të bën përshtypje është neglizhenca e Bashkisë Shkodër. Edhe pse pamjet e ndotjes masive në plazhin e Velipojës janë shpërndarë në ditët e fundit në rrjetet sociale, nuk ka asnjë ndërhyrje nga Bashkia.

Përgjatë bregut të Velipojës gjen kryesisht shishe plastike dhe ambalazhe të hedhura, të cilat tregojnë një gjendje tepër të rëndë dhe që kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Kjo është një dëshmi e qartë se Velipoja përdoret nga Bashkia Shkodër vetëm në sezonin turistik për të vjelur të ardhura ekonomike, ndërsa në pjesën tjetër të vitit i ngjan një zone shkretëtire dhe mbetet totalisht jashtë vëmendjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco