Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, këkohet largimi i Ramës

U nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, familja e Shpat Kasapit njofton ditën dhe vendin ku do varroset këngëtari i njohur

U nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, familja e Shpat Kasapit njofton ditën dhe vendin ku do varroset këngëtari i njohur

14:35, 29/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtari Shpat Kasapi do të varroset ditën e nesërme në orën 14:00 në Tetovë, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.

Këngetari nga Tetova ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali, ku ndodhej për një senacë terapie për të birin e tij të mitur.

Shpat Kasapi ka qenë një ndër artistët më famshëm të gjeneratës së re të muzikës në gjithë trevat shqiptare, ai humbi jetën pas një arresti kardiak.

 

Njoftimi i familjes:

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI
(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco