Në 113-vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët kanë zgjedhur ta festojnë këtë ditë të shënuar kombëtare në Greqi.
Kjo ka bërë që në pikën kufitare të Kapshticës, fluksi i qytetarëve që zgjodhën të udhëtojnë këtë fundjavë drejt Greqisë ishte tejet i lartë, duke krijuar radhë të gjata në sportelet greke.

Edhe pse pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, Greqia nga ana tjetër është dashur të shtojë numrin e sporteleve, pas dyndjes së bashkë-atdhetarëve tanë drejt shtetit helen.

Pas bisedimeve mes dy doganave, po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur pritjen në të dyja pikat kufitare, pavarësisht fluksit të lartë që u shënua disa orë më parë.
Aktualisht ka ende fluks, por në një nivel më të normalizuar.
Dhjetëra mjete i janë drejtuar shtetit grek në këtë ditë feste dhe fundjave, ndërsa jo pak problematika ka shfaqur edhe sistemi i ri, EES, duke u reflektuar në radhë të gjata në Doganën e Kapshticës.
© SYRI.net