SYRI TV/ Rruga Korçë-Ersekë rishfaq probleme, plasaritet pas reshjeve të shiut

15:34, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi rrugor Korçë-Ersekë ka pësuar dëmtime edhe një herë pas reshjeve të  dy javëve të fundit. Më herët ekspertët kishin paralajmëruar për mundësinë e krijimit të defekteve ndërsa autoritetet kanë marrë masë vetëm duke mbuluar plasaritjet.

Syri TV

Për momentin, rruga është e kalueshme, por plasaritjet që po shfaqen janë një tregues për mundësinë e përhapjes së dëmeve dhe ndikimi në strukturën e saj. E vetmja masë e marrë nga ana e autoriteteve është mbulimi i plasaritjeve ndërsa ekspertët edhe më herët kanë parashikuar se kjo rrugë ka rrezik  për krijimin e defekteve të mëtejshme dhe mundësinë e shembjeve të reja.

Një vit më parë  rruga Korçë-Ersekë pësoi shembje të mëdha, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimin e tyre nga aksi i vjetër. Kjo ka ngjallur një sërë shqetësimesh për cilësinë e ndërtimit të saj, sidomos duke pasur parasysh koston e lartë të realizimit të projektit.

Rruga, e cila u ndërtua me një kosto të konsiderueshme  ishte pjesë e një investimi të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke synuar rritjen e lidhjeve mes rajoneve dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Megjithatë, me dëmtimet e shpeshta dhe shfaqjen e problemeve të stabilitetit, kostoja e lartë e ndërtimit ka ngritur pyetje të mëdha në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco