Dita e Pavarësisë së Shqipërisë u festua me aktivitete solemne në qytetin e Korçës.
Ceremonitë nisën paraditen e 28 Nëntorit me një koncert të bandës së qytetit pranë Monumentit të Luftëtarit Kombëtar, ku u nderuan ata që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Pas kësaj, u zhvillua ceremonia e vendosjes së kurorave lulesh në Monumentin e Luftëtarit Kombëtar , me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, opozitës, besimeve fetare dhe qytetarëve të shumtë.
Aktivitetet përfunduan me bekimin e flamurit në Katedralen e Shën Gjergjit, ku u shprehu nderimi për 28 Nëntorin, ditën historike të shpalljes së Pavarësisë.
© SYRI.net