Qarku Fier
Lumi Seman ka shtim të prurjeve për shkak të shkarkimeve nga Hidrocentrali i Banjës. Në disa zona të ulëta ka pasur dalje nga shtrati, edhe pse brenda argjinaturave, duke rrezikuar sipërfaqet përreth.
Monitorimi i lumenjve Vjosë dhe Seman vazhdon për të parandaluar përmbytjet dhe probleme të tjera hidrologjike.
Për pjesën tjetër, situata është e qetë:
Akset rrugore, kombëtare dhe rurale, janë të kalueshme normalisht.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujin e pijshëm po funksionon normalisht.
Hidrovorët janë në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informohen qytetarët për çdo zhvillim të ri.
© SYRI.net