Qytetarë nga Kosova vizitojnë Shqipërinë për festat e nëntorit, fluks udhëtarësh në Pikën Kufitare të Morinës

09:51, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur që festat kombëtare t’i kalojnë në Shqipëri.

Shumë prej tyre kanë udhëtuar me automjete private, ndërsa të tjerë janë nisur në grupe të organizuara, duke kaluar kryesisht përmes Pikës Kufitare të Morinit, e cila sot ka regjistruar një fluks të shtuar udhëtarësh.

Vlora mbetet destinacioni më i kërkuar për festime, megjithatë vizitorët shprehen se planifikojnë të shohin edhe qytete të tjera bregdetare dhe me rëndësi historike.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Morinë kanë hyrë 64 autobusë, ndërsa numri i përgjithshëm i shtetasve të futur në territorin shqiptar ka arritur në 17,789 dhe ai i mjeteve në 4,651.

Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se rritja e lëvizjes ishte e pritshme për shkak të festave dhe se procesi po menaxhohet pa vonesa.

Për të përballuar fluksin e madh të hyrje-daljeve, në pikën kufitare janë hapur 10 sportele si në drejtim të hyrjes, ashtu edhe të daljes, duke mundësuar zbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco