Në Valbonë janë regjistruar reshje bore gjatë orëve të fundit, duke krijuar një shtresë të bardhë në zonë.

Rruga kryesore që kalon nëpër këtë zonë është aktualisht e kalueshme, megjithatë situata kërkon vëmendje dhe kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të ngricave.
Ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, megjithëse ka vonesa dhe mungesa të koordinimit në disa pika.
Banorët dhe udhëtarët në zonë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme dhe situata mund të përkeqësohet.
© SYRI.net