VIDEO/ Reshje bore në Kukës, rrugët nacionale mbeten të kalueshme

09:33, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku Kukës është përfshirë nga reshje bore dhe shi gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në zonat mbi 500 metra lartësi. Në Valbonë, trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm.

Subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, duke siguruar qarkullimin e të gjitha akseve rrugore nacionale.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar probleme emergjente, ndërsa furnizimi me energji elektrike është normal për të gjithë qarkun, përveç 39 abonentëve në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco