Zbardhen nga dëbora disa fshatrat në Bulqizë, pasi reshjet kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit, shoqëruar edhe me temperatura nën zero.
Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente të rrugës.
Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi akulli e bën qarkullimin të rrezikshëm.
Ndërkohë, kompania mirëmbajtëse është kërkuar per hedhjen e kripës për shmangien e akullit.
Raportohet gjithashtu për mungesë energjie elektrike në disa fshatra të Bulqizës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
© SYRI.net