Kukës – Moti i qëndrueshëm, akset rrugore raportohen të kalueshme

Kukës – Moti i qëndrueshëm, akset rrugore raportohen të kalueshme

09:10, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në Qarkun e Kukësit deri në orën 07:30 të datës 24 nëntor 2025 paraqitet e qetë nga ana meteorologjike, me vranësira dhe pa reshje, por problematikat e shkaktuara nga shirat e ditëve të kaluara vijojnë të jenë prezente në terren.

Të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme, ndërsa bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kanë njoftuar emergjenca të reja.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të vendosura nga D.R.U.K Kukës, një praktikë që prej kohësh kritikohet nga banorët për mungesë stabiliteti në shërbim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco