Qindra banesa dhe hektarë tokë bujqësorë janë në ujë si pasojë e daljeve të lumenjëve nga shtrati nga reshjet intensive të shiut dhe bllokimit të kanaleve. Situata me problematike është shënuar në qarkun Korçë, Vlorë, Lezhë ku në disa zona kalimi bëhet me varkë. Probleme jane shkaktuar edhe në infrastrukturë ku si pasojë e dëmtimit të urave dhe rrugëve shumë fshatra janë izoluar. Disa akse nacionale janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit, gurëve e dherave.
Syri tv
Situata me permbytjet ne vendi tone është perkeqësuar si pasoje e reshje dhe fryrje të lumenjëve duke shkaktuar dëme kolosale në dhjetëra qytete me qindra banesa dhe hektarë toke bujqësore ne uje. Problematika të shumta janë paraqitur në gjithë qarkun e Korçës si pasojë e rreshjeve. Dhjetëra banesa janë të mbuluara nga uji duke detyruar banoret te kalojnë gjithë natën jashtë, ndërkohë që edhe shumë ferma bagëtish e shpezësh janë përmbytur duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Aktualisht situata më problematike është fshatrat Qafzez, Boshanj në fshatin Tura, Sovjan ku dhjetëra banesa janë kthyer të pabanueshme. Banoret e zonës thonë se shkak për këtë situate janë bëre bllokimi i kanaleve.
Përmbytje ka edhe në Bashkinë e Maliqit dhe në disa fshatra të Pogradecit ku shumë banesa janë të mbushura me ujë, ndërsa tokat bujqësore janë shkatërruar tërësisht. Vërshimi ujit ne banesa gjate natës ka rrezikuar edhe banoret. Ne fshatin Rëmenj të bashkisë Pogradec një familje ka rrezikuar ku babai merr fëmije en krah dhe familjarët largohen nga banesa
Problema u shënua edhe ne aksin Qukes Qafe Pllocë ku në masiv i madh dheu ka bllokuar njëren nga korsite e rrugës.
Saranda
Në zonën e Sarandës janë të përmbytura dhjetëra shtëpi, ndërsa ujërat e rrëmbyeshëm nga lumi Bistrica kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bashkinë e Finiqit. Prurjet e shumta të lumit Kalasë kanë përmbytur aksin nacional Sarandë-Delvinë duke bllokuar edhe rrugën që lidhet me tunelin e Kardhiqit.
Qarku lezhe
Situata kritike është edhe ne qarkun e Lezhe, ku ne disa zona kalimi behet me varke për shkak se banesat jane të rrethuara nga uji.
Gjirokastra
Prurjet e shumta të lumit Driono ka dëmtuar rëndë Urën e fshatit Glinë në Bashkia Dropull, urë e cila lidh 5 fshatra të kësaj bashkie. Si pasojë e dëmtimit të urës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Radat, Glinë, Vrahogoranxi, Peshkëpi e Siperme dhe Peshkepi e Poshtme.
Vlora
Ndërkohë reshjet e shumta të shiut kanë nxjerrë jashtë funksioni sistemin elektrik të Tunelit të Llogarasë, ndërsa pritet që ky aks rrugor të pezullohet. Gjithashtu në njësinë administrative Novoselë të Bashkisë Vlorë janë regjistruar deri tani 10 banesa të përmbytura, si pasojë e daljes së lumit Vjosa nga shtrati. Familjet e prekura janë evakuuar më herët, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme. Përmbytje janë shënuar edhe brenda qyteti te Vlorës ne zonën e Skeles
Fier
Prurjet e shumta të Lumit Vjosë kanë shkaktuar problem të shumta edhe në qarkun e Fierit, ku situata më problematike është në fshatrat Kashisht-Cerven-Ferras ku dhjetëra shtëpi e qindra hektarë tokë janë nën ujë. Shkak sipas ekspertëve që ndodhen në terren është edhe baticat e detit që kanë bllokuar shkarkimin e lumenjve.
Berat
Prurjet e lumit Osum,kanë përmbytur pedonalen e qytetit të Beratit ku shumë biznese që ndodhen në këtë zonë janë detyruar të bllokojnë dyert me thas rëre. Në fshatin Orizaj të Beratit janë përmbytur dhjetëra hektar tokë bujqësore, ndërkohë që prurjet e Osumit vijojnë të rriten duke zgjeruar hartën e përmbytjeve në të gjithë qarkun e Beratit.
Elbasani
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Si pasojë e rënies së gurëve në rrugë ka pasur vëshirësi të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Q.Thane. Probleme ka pasur edhe në aksin rrugor Gramsh-Moglice ku për shkak të rënjeve të inerteve është bllokuar trasea e rrugës. Prurjet e aluvioneve nga përrenjtë kanë bllokuar edhe aksin nacional Elbasan-Peqin.
© SYRI.net