eshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje në disa zona në vend. Kuota e lumit Bistrica e Madhe mbi urën e Çukës, në bashkinë Sarandë, ka arritur nivelin e argjinaturës së majtë të saj. Ndërkohë, në anën e djathtë të lumit, sipas rrjedhës, u regjistrua rreziku i përmbytjes, pasi niveli i ujit arriti rrugën automobilistike në aksin Sarandë – Çukë – Konispol.
Menjëherë u ndërmorën masat e nevojshme: mbi 30 makina me inerte u hodhën për të stabilizuar situatën. Si rezultat, niveli i ujit ka rënë me rreth 1.5 metra dhe situata është normalizuar ndjeshëm.
© SYRI.net