Aeroporti i Vlorës, i cili u inaugurua me bujë që në fillim të punimeve, sot paraqitet me prezencë të konsiderueshme uji në pistën ende të papërfunduar.
Ndërsa projekti është promovuar si një nga investimet më të rëndësishme të jugut, pamjet e sotme të mbërritura në redaksinë e Syri Televizion tregojnë se infrastruktura e drenazhimit duket e papërgatitur për reshjet, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin teknik të kantierit.
Kjo situatë vjen në një kohë kur afatet e premtuara për përfundimin e aeroportit janë shtyrë disa herë, ndërsa fakti që zona përmbytet që në fazën e ndërtimit ngre dyshime serioze për sigurinë dhe funksionalitetin e tij në të ardhmen.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për praninë e ujit në pistë.
© SYRI.net