'Reshjet vijojnë me intensitet'/ Rrugë të bllokuara e shkarje dherash në qarkun Shkodër

'Reshjet vijojnë me intensitet'/ Rrugë të bllokuara e shkarje dherash në qarkun Shkodër

14:34, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në territorin e qarkut Shkodër vijojnë reshjet me intensitet mesatar, të alternuara herë pas here me intensitet të lartë. 

Sipas raportimeve të strukturave situata paraqitet si më poshtë vijon:

1 Bashkia Shkodër 

* Vazhdon puna në segmentin Nderlysaj – Breg Lumi, ku aktualisht po ndërhyhet nga forcat e Batalionit të Xhenios me një fadromë.
* Për shkak të volumit të madh të inerteve dhe madhësisë së konsiderueshme të gurëve, ndërhyrja me burime njerëzore në terren është e pamundur, duke kërkuar përdorimin e mjeteve të rënda për zhbllokimin dhe pastrimin e zonës.

2 Bashkia Fushë-Arrëz 

* Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Qafë Mali, ku janë evidentuar
dëmtime të segmenteve rrugore rurale si pasojë e shkarjeve të dherave dhe rënies së gurëve.
* Situata ka krijuar vështirësi në qarkullim automjeteve për shkak të prezencës se inerteve në rrugë.

3 Bashkia Malësi e Madhe,

* Është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.

4.Bashkia Pukë dhe Vau -Dejës 

*Situata paraqitet e qete dhe pa probleme .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco