Banorët e Novoselës në Vlorë detyrohen të shesin edhe me rrezikun e prurjeve të Vjosës

10:10, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse reshjet vijojnë dhe prurjet e lumit Vjosa janë të larta, banorët e Novoselës detyrohen të dalin në treg për të shitur ushqime dhe produkte bujqësore, për shkak të kushteve ekonomike.

Një banor nga zona rrëfen: “Aty ku do të shes unë, rrezik është. Unë jam në maje të malit. Situata është shumë e rëndë, tani sapo erdha dhe meraku është i lartë. Uji ka kaluar nga krahu tjetër.”

Edhe pse prurjet janë pak më të ulëta në krahasim me ditët e kaluara dhe reshjet kanë pak qetësuar situatën, shqetësimi mbetet i lartë.

Banorët paralajmërojnë se çdo rritje e lumit mund të rrezikojë banesat, tokat bujqësore dhe aktivitetin ekonomik të tregut.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri, por ndërhyrjet deri tani mbeten të kufizuara, duke lënë komunitetin në një gjendje pasigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco