'Pa rrugë se nuk votuan të gjithë PS-në' Banorët e Rromësit në Selenicë denoncojnë shantazhin e deputetit PS dhe kryebashkiakut

09:59, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Janë 70 familje në fshatin Rromës të Selenicës të cilat kanë mbetur të ngujuara, pasi rruga që të çon në fshat, një  segment prej vetëm 6-7 kilometrash, është bërë e pakalueshme prej vitesh për shkak të rrëshqitjes së dherave shkaktuar nga firmat që punojnë në atë zonë me nxjerrjen e bitumit.

Aristil Hoxhaj dhe Antonelo Agaj, dy banorë të këtij fshati kanë denoncuar sot drejtëpërdrejtë në emisionin “Kafe Shqeto’ në Syri Tv, problematikën me të cilën ato po përballen prej dy vitesh hera e fundit ishte pasditen e djeshme.

 Përpjekjet e banorëve për të marrë një zgjidhje nga Bashkia Selenicë kanë rënë në vesh të shurdhër. Sipas tyre, kryetari i bashkisë, Nertil Bellaj, jo vetëm që nuk ka ofruar zgjidhje, por i ka udhëzuar në mënyrë cinike të përdorin një rrugë tjetër alternative, e cila është gjithashtu në gjendje të shkatërruar.  Përveç rrugës, banorët vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se 15 ditësh.

“Kemi kërkuar zgjidhje domethënë sepse ka dy vite ky problem që zgjat. Kemi kërkuar zgjidhje gjatë beharit në bashki që ta pastronte (rrugën). Shkojmë në bashki edhe flasim me kryetarin, - kur e takojmë në rrugë, që i themi për rrugën e fshatit që ka dy vite që ne ankohemi për këtë rrugë, plus edhe uji që kemi 15 ditë pa ujë për të larë sytë, jo më për të pirë, që nuk nuk ka dhe nuk ka se ashtu vjen,  

Dhe kryetari na tregon rrugën që ne të kalojmë nga rrugët që na ka bërë kryetari, se fshatin Rromës nuk i ka hedhur kurrë sytë dhe as nuk ka ndërmend për t'i hedhur. Se kështu thotë, kaloni nga Karbunari thotë dhe i vini nga Gorrishti, nga fshatrat e tjerë.

Banori: Pavarësisht se dhe andej nga na jep zgjidhje kryetari, rruga është e prishur, por gjithsesi, kryetari do të tallet gjithmonë.

Gazetari Flavio Qarri: Pra është tallje kjo?

Banori: Po normale që është tallje sepse dhe atje nuk kalohet. Është e pakalueshme.

Gazetari: Dhe është e pakalueshme vetëm në periudhë shirash apo gjatë gjithë vitit?

Banori: Jo, ajo rrugë që kryetari na jep ne për zgjidhje, ajo nuk është e kalueshme fare. Domethënë sepse është shumë keq, ka çakull, gropa nga rrëketë e ujit të shirave. Ajo... Në atë rrugë nuk është zgjidhje asnjëherë.

Kulmi i denoncimit është akuza për shantazh politik. Sipas banorëve, kryetari Bellaj dhe deputeti socialist u kishin premtuar se rruga do të ndërtohej vetëm nëse Partia Socialiste do të merrte 80% të votave në fshat. Meqenëse rezultati i zgjedhjeve doli 50-50, ata besojnë se po penalizohen qëllimisht. Kjo situatë ka pasur pasoja shkatërruese për komunitetin

Banori: Eshtë ajo që thoshte kryetari Nertil Bellaj kur erdhi që të kandidonte, që kandidoi për kryetar bashkie thoshte që varet nga arësia e votave. Po morët vota, po morën vota më shumë do bëhet rrugë e Rromësit, nga fshatrat e tjera.
Gazetari Edhe pse nuk varet fare nga votat, varet vetëm nga projektet, po...
Banori: Zgjidhjen e ka dhënë edhe deputeti Vullnet Sina edhe Nertil Bella, që në qoftë se në Rromës do marrin 80% të votave, do votojë 80% Partia Socialiste, do bëhet rruga.
Gazetari Si dolën zgjedhjet?
Banori: Zgjedhjet dolën 50-50.
Gazetari E kuptoj dhe kjo ju ka penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Banori: Normale po.
Gazetari: Dhe më vjen shumë, shumë keq edhe më vjen shumë turp që jetojmë në një vend që ndodhin gjëra të tilla.

 Një prej banorëve dëshmoi se nuk mund të aksesojë më parcelën e tij me 400 rrënjë ullinj për shkak se rruga është shkatërruar nga firma. Kjo ka çuar në një shpopullim dramatik të fshatit: nga 350 familje që ishin 15 vite më parë, sot në Rromës kanë mbetur vetëm 70.

I kemi dhe arat lart, në këtë firmën që po bëri këtë rrëmujen. Dhe na ka prishur dhe rrugën e arave. Për shembull unë kam 400 rrënjë ullinj të mbjella në parcelë dhe nuk kam nga kaloj. Sepse rrugën e ka shfrytëzuar ai, ai që ka liçencën e firmës e ka shfrytëzuar atë rrugë.

Dhe e forta është se tani për momentin që e kanë hapur sot në mëngjes, tani në mëngjes, ajo pas një ore, dy besoj se prapë do bllokohet se është bërë me ujë edhe rrëshket.

Kemi të bëjmë me një "izolim mesjetar" që qëndron në kontrast të thellë me narrativën e Shqipërisë si një destinacion i "turizmit global", duke ngritur pyetje serioze mbi përgjegjshmërinë e pushtetit vendor dhe të ardhmen e komuniteteve rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco