Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Lezhë, toka bujqësore nën ujë dhe ndërprerje energjie/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit, jashtë funksioni hidrovori i Tales

Lezhë, toka bujqësore nën ujë dhe ndërprerje energjie/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit, jashtë funksioni hidrovori i Tales

08:39, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut në Bashkinë Lezhë kanë vazhduar gjate gjithë 24 orëve të kaluara, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak, Gjadër kanë rënë 25 mm shi.

Problematika janë shfaqur në orët e vona të darkës së mbëmshme, ku kemi pasur çarjen e argjinaturës mbrojtëse në pjesën Jugore të Lagunës së Vainit në një gjatësi rreth 40 ml.

LEXO EDHE: Rritet niveli i ujit në Tale të Lezhës, banorët raportojnë përmbytje pas dëmtimit të argjinaturës

"Problem është shumë serioz, pasi ujë i kripur i lagunës vazhdon të derdhet në kanalin e Hidrovorit të Tales, duke ndryshuar rrjedhjen natyrale të kanalit, nga perendimi drej lindjes, ku ka filluar dhënjen e efekti të përmbytjes në tokat bujqësore në zonat depressive. Aktualisht është jashtë pune Hidrovori i Tales, të tjerët kanë punuar normalisht' informuan paraditen e sotme autoritetet vendore.

Mësimi zhvillohet normalisht në shkolla 

Nga OSHEE Lezhë raportohen këto problem ku janë 2 fidera me avari: fideri 11 Kallmet (Fishte,Blinisht, Baqel, Kodhel, Kallmet,Trashan, Piraj, Krajnë) dhe fideri Ujesjelles Rrile qe mbulon Rrile, Barbulloje, dhe nje pjese autostrade.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco