Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Moti i lagësht prek qarkun e Elbasanit: Rrëshqitje në disa rrugë, energjia ndërpritet në disa zona

08:31, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i lagësht ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme në qarkun e Elbasanit, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë natës janë regjistruar rreth 33 mm reshje, ndërsa strukturat e Emergjencave Civile dhe Policia e Shtetit raportojnë rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Probleme janë shënuar në aksin Elbasan–Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit, si dhe në aksin Gramsh–Moglicë, ku ka pasur rrëshqitje inertesh dhe aluvionesh.
Në të gjitha rastet është ndërhyrë nga firmat kontraktuese dhe rrugët janë aktualisht të hapura për qarkullim.

Prurjet e lumenjve dhe përrenjve paraqiten në nivele mesatare (përroi Zaranikës dhe Pajunit) dhe mbi mesatare (lumi Shkumbin dhe Devoll), por pa rrezik daljesh nga shtrati. Edhe lumi i Kërrpicës në fshatin Kërrpicë është tërhequr krahasuar me ditën e djeshme.

Sa i përket energjisë elektrike, ka pasur ndërprerje në zonat malore të Sopotit (Bashkia Prrenjas), fidrin e Banjës (Bashkia Gramsh) dhe në njësitë Klos e Mollas (Bashkia Cërrik). Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Informacion për qarkun Elbasan ditën e sotme dt.20.11.2025:

Në qarkun Elbasan moti vijon të jetë i lagësht me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Gjatë orëve të natës kemi pasur 33 mm shi.

Nga komunikimet që kemi pasur me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit, na është raportuar se kemi pasur rënie të gurëve e inerteve në disa akse rrugore.

Në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Qafë Thanë, në kthesat e Murrashit.

Në aksin rrugor Gramsh–Moglicë ka pasur rënie inertesh e aluvionesh.

Për të gjitha këto raste është ndërhyrë nga firmat kontraktuese dhe akset rrugore janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.

Përsa i përket prurjeve të lumenjve e përrenjve, ato janë në kuota mesatare (përroi Zaranikës dhe Pajunit) dhe mbi mesatare (lumi Shkumbin dhe Devoll), pa paraqitur rrezik për dalje nga shtrati dhe përmbytje.

Edhe lumi i Kërpicës në fshatin Kërpicë, Nj.A. Kushovë, është tërhequr në krahasim me ditën e djeshme dhe ka më pak prurje.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike, kemi pasur ndërprerje në zonat malore të Sopotit në Nj.A. Stravaj të bashkisë Prrenjas, fidrin e Banjës në bashkinë Gramsh, dhe në Selitë të Nj.A. Klos dhe Mollas në bashkinë Cërrik. Po punohet nga punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve.

FOTO GALERI

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco