Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra.
Si pasojë, tre banesa pranë urës së Mifolit janë përmbytur, ndërsa autoritetet vendore po monitorojnë nga afër situatën.
LEXO EDHE: Vjosa 'fryhet' ndjeshëm pas reshjeve, pamjet tregojnë rrezikun në rritje të përmbytjeve
Shtabi i Emergjencave Civile ka njoftuar banorët e zonës të qëndrojnë në gatishmëri, pasi reshje të dendura priten në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj, çka mund të rrisë më tej prurjet e Vjosës dhe rrezikun e përmbytjeve.
© SYRI.net