Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Reshjet në veri vijojnë mesatarisht: Rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz dhe dëmtime rrugësh në Pukë

Reshjet në veri vijojnë mesatarisht: Rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz dhe dëmtime rrugësh në Pukë

08:20, 20/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Veriu i vendit ka vijuar të përjetojë reshje shiu gjatë natës, kryesisht me intensitet mesatar, duke sjellë situata të ndryshme nga një bashki në tjetrën.

Shumica e bashkive të qarkut Shkodër dhe Lezhë raportojnë se territori paraqitet pa probleme, ndërsa në zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit janë shënuar rrëshqitje dherash, vërshime uji dhe dëmtime në rrugët rurale.

Akseset nacionale mbeten të kalueshme dhe nivelet e lumenjve janë nën kuotat e riskut, ndërkohë që strukturat vendore dhe hidrovoret janë në gatishmëri.

1. Bashkia Shkodër , 

* Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme. 
* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.

2. Bashkia Vau Dejës , 

* Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
* Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.
* Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. Bashkia Malësi e Madhe ,

* Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.
* Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.

4. Bashkia Fushë-Arrëz ,

* Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
* Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
* Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

5. Bashkia Pukë 

* Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.
* Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret,  rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.

6. DRV Shkodër ,

* Akset rrugire nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.
* Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

7. Druk Lezhë ,

* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
* Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
* Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.
* Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco