Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Reshqitje dheu dhe përmbytje në lagjen e re të Kukësit, rreth 100 shtëpi të prekura

11:36, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish probleme në lagjen e re në Kukës, ku prej mëngjesit uji ka dalë në sipërfaqe të rrugëve, duke krijuar pellgje të mëdha dhe gropa që e bëjnë thuajse të pamundur qarkullimin.

Situata është më e vështirë për banorët e zonës, të cilët thonë se prej 20 vitesh përballen me të njëjtin problem sa herë bie shi.

Sipas tyre, mungesa e kanalizimeve dhe infrastruktura e amortizuar i kthejnë rrugët në terren të pakalueshëm. “Mezi kalojmë rrugën,” shprehen banorët, të cilët shpesh detyrohen të ecin mes ujërave të grumbulluara ose të presin që reshjet të pushojnë për të dalë nga shtëpia.

LEXO EDHE: Reshjet e shiut dhe era e fortë prekin Qarkun e Kukësit, ndërpritet energjia në disa fshatra

Rreth 100 shtëpi preken drejtpërdrejt nga kjo situatë, me oborre të përmbytura dhe rrugë lidhëse të tërësisht të bllokuara. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet vendore për të shmangur përsëritjen e problemeve sa herë që moti përkeqësohet.

Ndërkohë, reshjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim, duke shtuar frikën e përkeqësimit të situatës në këtë lagje, e cila prej dy dekadash mbetet një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në qytetin e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco