I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë. Si pasojë e reshjeve gjatë natës, në rrugët nacionale ka pasur rënie gurësh dhe inerte, por subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe sigurimin e qarkullimit.
Sipas informacionioneve zyrtare të siguruara nga Syri TV, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për problematika emergjente. Megjithatë, shirat e intensifikuar dhe era e fortë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona:
Bashkia Kukës: fshati Kolosjan (Nj.Adm Bicaj), Nj.Adm Grykë Çajë, Shishtavec, fshati Mamëz (Nj.Adm Kolsh), fshati Turaj (Nj.Adm Topojan) dhe fshatrat Pistë, Gëdheshtë e Shëmri (Nj.Adm Malzi).
Bashkia Has: fshati Zarisht (Nj.Adm Fajza), fshatrat Kishaj, Pogaj dhe Gjinaj (Nj.Adm Gjinaj).
Bashkia Tropojë: fshati Berishë (Nj.Adm Bytyç), Nj.Adm Lekbibaj dhe Fierzë.
Furnizimi me ujë të pijshëm po realizohet sipas orarit të përcaktuar nga D.R.U.K. Kukës.
© SYRI.net