Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

VIDEO/ Fshati Murqine më i rrezikuari në bashkinë e Krujës, reshjet e shiut rrezikojnë banorët

09:03, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata më problematike nga reshjet e dendura në Bashkinë Krujë paraqitet në fshatin Murqinë, ku niveli i ujit po rritet nga momenti në moment. Sipas banorëve dhe burimeve lokale, uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash të mbjella, ndërsa prurjet e kanaleve kulluese janë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE: Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në fshatrat e Krujës, rrezikohen sipërfaqe të mëdha bujqësore

Fshati Murqinë njihet si një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në ultësirën e Krujës.

Edhe në të kaluarën, situata ka qenë aq e rënduar sa ka kërkuar ndërhyrjen e polumbarëve të RENEA-s dhe madje edhe përdorimin e helikopterëve për evakuimin e banorëve.

Aktualisht, rritja e nivelit të ujit po vijon dhe banorët shprehin shqetësimin se nëse reshjet nuk ulen në intensitet, përmbytja mund të prekë jo vetëm tokat bujqësore, por edhe banesa e biznese pranë zonave të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco