Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Moti i keq godet Qarkun e Lezhës: Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë

Moti i keq godet Qarkun e Lezhës: Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë

12:22, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë pritet të përfshijë edhe Qarkun e Lezhës, duke nisur nga mesnata e së hënës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, situata mund të sjellë probleme në disa zona të ulëta, ndaj strukturat e Mbrojtjes Civile janë vënë në gatishmëri të plotë.

LEXO EDHE: Vlora goditet nga moti i keq, pezullohet lundrimi detar dhe mbyllen bizneset në Lungomare

Strukturat po monitorojnë veçanërisht funksionimin e hidrovoreve, si dhe furnizimin me energji elektrike të popullates, ndërsa ekipet në terren janë gati të ndërhyjnë në rast nevoje.

Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet mbeten Zadrima dhe Bregu i Matës në Bashkinë Lezhë, si dhe Fushë-Kuqja në Bashkinë Kurbin.

LEXO EDHE: 'Harrojeni diellin, stuhia po vjen', Meterologu: Reshje rekord dhe erë mbi 100 km/h godasin Shqipërinë

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për situaten qe mund te krijohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco