Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët vijojnë protestën para Drejtorisë së Policisë Tiranë

SYRI TV/ Fermerët e mandarinave drejt falimentit: Mungon tregu, çmimet e ulëta

15:15, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e mandarinave po shkojnë drejt falimentimit për shkak të çmimeve të ulëta në treg. Në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal fermerët shprehen se ata e kanë të pamundur për të përballuar koston e prodhimit ndërsa ngrenë si shqetësim se mungon fuqia punëtore.

Syri TV

Fermerët e fshatit "Hinkë" në bashkinë Dimal,po shkojnë nga viti në vit drejt falimentimit,për shkak të mungesës së tregut për shitjen e mandarinave dhe çmimit të ulët,ndërkohë që mungon edhe fuqia punëtore. Për ta,prodhimi këtë vit ka qenë shumë i mbarë por problem mbetet çmimi.

Fermerët e fshatit Hinkë pohojnë se, me ilaçet janë brenda normave që duhen dhe prodhimi i tyre është mjaft cilësor.

Fshati "Hinkë" në qarkun e Beratit, kultivon prej vitesh agrume dhe e gjithë zona është e mbjellë me pemë mandarine dhe agrume të ndryshme. Ky fshat ka një sipërfaqe jo të vogël bujqësore,e favorshme për bujqësi dhe pemëtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco