Lajmi i fundit

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Gramshi në errësirë prej 24 orësh, dëmtimet nga reshjet lënë pa drita disa fshatra

Gramshi në errësirë prej 24 orësh, dëmtimet nga reshjet lënë pa drita disa fshatra

12:33, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Gramshit dhe disa zona përreth janë prej më shumë se 24 orësh pa energji elektrike, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Mësohet se problemet kanë nisur rreth orës 00:00 të natës së mbrëmshme, kur u regjistruan defekte në nënstacionin elektrik, duke lënë pa drita qindra banorë.

Sipas të dhënave paraprake, më të prekurat janë shtatë fshatra të njësisë administrative Kukur, ku për shkak të motit të keq janë raportuar dëmtime në rrjetin energjetik dhe bllokime të disa akseve rrugore.

Për pasojë, procesi mësimor është pezulluar, pasi mësuesit nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt shkollave.

Edhe linjat e transportit publik janë ndërprerë përkohësisht, pasi autobusat nuk kanë arritur të qarkullojnë në segmentet që lidhin fshatrat me qytetin.

Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile pranë Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco