Banorët e Peqinit përballen me vështirësi serioze në marrjen e shërbimeve shëndetësore për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në spitalin lokal.
Përveç mjekut infeksionist dhe mikrobiologut, spitali nuk ka specialistë të tjerë, gjë që i detyron qytetarët të shkojnë në spitalet rajonale të Elbasanit, Tiranës apo Durrësit.
Situata bëhet më e vështirë për personat e moshuar, të cilët shpesh nuk mund të përballojnë ekonomikisht udhëtimin dhe shpenzimet për medikamentet.
Shumë shërbime bazike, si grafitë apo ekot, ofrohen vetëm në klinika private, që janë jashtë mundësive financiare të shumicës së banorëve.
Banorët tregojnë se udhëtimi drejt spitaleve të tjera është i shtrenjtë dhe lodhës, ndërsa shpesh duhet të presin në radhë për orë të tëra, e ndonjëherë detyrohen të kthehen në Peqin pa marrë shërbimin e nevojshëm.
© SYRI.net