SYRI TV/ 35 vjetori i rikthimit të lirisë së besimit, Massafra: Feja ka rol me rëndësi në shoqëri

15:32, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Rikthimi i lirisë së besimit në Shqipëri është përkujtuar në 35 vjetorin e saj me një meshë të drejtuar nga arqipeshkvi Angelo Massafra. Arqipeshkvi bëri vuri në dukje se niveli I lartë i korrupsionit në vend, është për shkak të mungesës së besimit dhe largësisë që njerëzit kanë nga Zoti.

Në Bogë të Malësisë së Madhe u kremtua mesha e shenjtë në përkujtim të 35-vjetorit të meshës së parë që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri dhe në nderim të martirëve.

Ceremonia u udhëhoq nga Angelo Massafra, Arqipeshkëv emeritus i Shkodër-Pultit. Në fjalën e tij, Massafra theksoi rëndësinë që ka feja në jetën e shoqërisë dhe rolin udhërrëfyes të martirëve.

Pas meshës u bekua kryqi i vendosur në oborrin e kishës, që është kryqi i martirit të zonës, dom Lek Sirdanit, dhe më pas u bë bekimi i varreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco