Asnjë investim nuk është bërë nga Bashkia në tregun e Tepelenës, ndërsa tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt. Në treg vihet re mungesa e higjienës, infrastrukturës dhe e kushteve elementare për tregtimin e produkteve. Ndërkohë, qytetarët ankohen për çmime të larta dhe të papërballueshme për ta.
Prej më shumë se një dekade, tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Tepelenë paguajnë rregullisht taksat, por Bashkia vazhdon t’i mbajë në harresë. Ndër vite nuk është bërë asnjë investim për përmirësimin e kushteve. Pamjet e fokusuara nga kamera tregojnë qartë realitetin ku tregtarët punojnë në qiell të hapur, mes mungesës së higjienës, infrastrukturës dhe kushteve minimale për punë. Për këtë arsye, numri i tregtarëve është i ulët, ndërsa konsumatorët ankohen për çmime të larta dhe të papërballueshme për nivelin e jetesës.
Paradoksi qëndron në faktin se, ndonëse Bashkia Tepelenë ka thithur miliona euro fonde dhe projekte ndër vite, tregu i fruta-perimeve vazhdon të mbetet një pikë e harruar në mes të qytetit simbol i mos-përgjegjshmërisë dhe neglizhencës institucionale.
© SYRI.net