Sot kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona nuk do mungojnë reshjet e shiut! Ja parashikimi i motit

Sot kushte atmosferike të qëndrueshme, por në disa zona nuk do mungojnë reshjet e shiut! Ja parashikimi i motit

07:06, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet  me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco